Politike

"Ndërtimet rriten, por qytetarët nuk blejnë!" Berisha: E kam thënë do fal gjobat e IKMT-së dhe kamatë vonesat dhe gjobat e energjsisë elektrike

Kreydemokrati gjithashtu akuzoi Kryeministrin Edi Rama, se ka dhjetfishuar taksën në ndërtim dhe theksoi se ndërtimet rriten, por qytetarët nuk blejnë sepse i ka vendosur dhjetëfishin e asaj që kishte

5 Maj 2025, 21:22 Nga M.B
"Ndërtimet rriten, por qytetarët nuk blejnë!" Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit theksoi se me ardhjen e PD-së në pushtet do falen gjobat e IKMT-së dhe kamatë vonesat dhe gjobat e energjsisë elektrike. Kreydemokrati i futat në 'Çim Peka Live në SYRI TV' akuzoi Kryeministrin Edi Rama, se ka dhjetfishuar taksën në ndërtim dhe theksoi se ndërtimet rriten, por qytetarët nuk blejnë sepse i ka vendosur dhjetëfishin e asaj që kishte.

"Ky dyfishoi taksat. Ç'a dyfishoi?! A e kuptoni që taksën në ndërtim e ka dhjetfishuar? Krim! Ndërtimet rriten, por qytetarët nuk blejnë sepse i ka vendosur dhjetëfishin e asaj që kishte. Ne tatonim për projekt, për kosoto sipas kosotos së ndërtimit, kurse këta tatojnë sipas çmimit të shitjes.

Rama po imiton, por në fakt Rama prit, te paqja sociale, unë e kam deklaruar prej disa muajsh do fal gjoba e kam deklaruar! Sepse çfarë morali kam unë t'i kërkoj gjobë atij se ka bërë kotecin e pulave në fshat. E kam thënë do fal gjobat e IKMT-së dhe gjobat, kamat vonesat dhe gjobat e energjsisë elektrike", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll