Politike

Rama tregon pse quan Opozitën-kënetë: E pamë te Primaret, ata që fituan nuk u futën fare në listë

Rama tha se është e vështirë të merresh me kundërshtarë që janë jashtë çdo formati në aspektin etik.

5 Maj 2025, 21:35 Nga I.A
Rama tregon pse quan Opozitën-kënetë: E pamë te Primaret,
Edi Rama

TIRANËKryeministri Edi Rama ka treguar këtë mbrëmjë arsyen se pse e quan opozitën kënetë. I ftuar në emisionin 'Të paekspozuarit' në MCN Tv, Rama tha se është e vështirë të merresh me kundërshtarë që janë jashtë çdo formati në aspektin etik.

Rama shtoi se u tregua se sa të rrezikshëm janë kur u bënë Primaret dhe ata që fituan nuk u futën fare në listë.  Rama tha se vendosja e bufit në krye të kënetës është thjesht një karikaturë dhe shtoi se ai i han speciet e kënetës ku jeton.

"Bufi ka marrë vend në vëmendjen e njerëzve por nuk ka qenë asnjëherë dominant në kohën dhe volumin e asaj që është thënë që në fillim. Duke qenë personazh pikat ka marrë vëmendje. Është e vështirë të merresh me kundërshtarë që janë jashtë çdo lloj formati në aspektin etik. E vetmja mënyrë është karikatura dhe satira. Unë nuk i sulmoj kundërshtarët me akuza të natyrës penale. Unë nuk e bëj dot dhe detyrohem të satirizoj dhe është një formë komunikimi për të kundërgoditur. Në të gjithë volumin e kohës dhe përmbajtjes së komunikimit, bufi dhe këneta zënë shumë pak vend. Pjesa tjetër është çfarë kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë. Kjo fushatë nuk ka nevojë për gogol. Vendosja e bufit të kënetës është një karikaturë. Ajo parti është kënetë, në aspektin e ujit të ndenjur. U tregua sa kënetë e rrezikshme është kur u bënë primaret dhe u gëlltitën fituesit. Kryetari i Kavajës u fut në primare, doli i pari në qarkun e Tiranës, nuk e ke në listë. Dash Sula doli i pari dhe nuk është fare në listë. Jemi në kushtet e kënetës. I ha bufi sepse ai jeton me speciet e kënetës ku jeton," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll