Politike

Nuk ka besim te SPAK? Berisha: Nuk ka marrë në shqyrtim asnjë dosje që çoi fijet te Rama! Rasti më flagrant "McGonigal"

Sipas tij, rasti më flagrant është çështja "McGonigal" ku tha se përshihet vetëm Rama.

5 Maj 2025, 21:47 Nga M.B
Nuk ka besim te SPAK? Berisha: Nuk ka marrë në shqyrtim asnjë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike shprehu dhe njëherë sot mosbesimin ndaj SPAK. I ftuar në "ÇIM PEKA LIVE" Berisha tha se SPAK nuk ka marrë në shqyrtim asnjë dosje që çoi fijet te kryeministri Edi Rama. Sipas tij, rasti më flagrant është çështja "McGonigal" ku tha se përshihet vetëm Rama.

"Se nërpër dosje ka pronarë mediash dhe janë oligarkë për këtë jam 110% i sigurt. Por në mënyrë absolute po të mos ishin qeveritarët e korruptuar nuk do ishin asnjëri prej tyre sepse në mënyre kategorike s'ka patur asnjë përpara, s'kanë fituar tendera ose kanë fituar në garat më të hapura. Askush nuk dënohet paraprakisht. Ligji bazë është konflikti i interesit.

Besim? SPAK tregon vetë sepse asnjë dosje që çoi fijet te Edi Rama nuk merr kurrë përsipër ta shqytojë. Dosja më flagrante sot është dosja McGonigal dhe djegësi, por me McGonigal nuk ka një tjetër se nuk është Arben Ahmetaj me McGonigal, as Belinda, është vetë Rama që i ka dhënë McGonigal 250 mijë dollarë, gjykata i ka provuar. Korrupsioni, si mund të jetë politik?! Dosja McGonigal është konfirmuar nga Gjykata e Uashingtonit. S’kërkonte tjetër veçse Altin Dumani ta çonte në gjykatë.

PD do të shkojë deri në fund me këto dosje. Është kolona e 3 e programit tonë, pastrimi i  shtëpisë. Nëse s’bëhet, nuk ndahet krimi e korrupsioni. SKAP do reformohet. Reformim, jo për shkrirje, kurrë s’do të mund të përdoret për qëllime politike, e kurrë s’do flejë mbi dosje. Do ta detyrojë ligji, jo unë. Nuk ka gjëra më të neveritshme e rrëqethëse se dosjet ku flenë ata. Ne do bëjmë ligj, që të detyrojë prokurorinë.

Janë pa asnjë lloj kontrolli mbi tokë. Zero kontroll…Pa diskutim që duhet të ketë mekanizma ligjore, gjeje mënyrën mos të jetë nga ekzekutivi. Ai kontrollon gjykatësin dhe prokurori s’kontrollohet. Gjykatësin e kontrollon, vetë jo. Ai fyen çdo njeri me deklaratat e tij", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll