Politike

"Kanë kushtëzuar bujqësinë!" Berisha: Ka një sistem përçmimi ndaj fermerëve, Rama futi dhe Ballkanin e Hapur

Sipas tij po të ekonomizohen, po të mos vidhen dhe po të mos shpërdorohen, ka pa diskutim të ardhura. 

5 Maj 2025, 21:13 Nga M.B
"Kanë kushtëzuar bujqësinë!" Berisha: Ka një
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi ashpër Kryeministrin Edi Rama, se ka kushtëzuar bujqësinë dhe theksoi se ka një sistem përçmimi ndaj fermerëve. Berisha i ftuar në 'Çim Peka LIVE', në SYRI TV, tha se me këtë tokë aq sa është mund të krijohen të mira mund të krijohet mirëqenie.  Sipas tij po të ekonomizohen, po të mos vidhen dhe po të mos shpërdorohen, ka pa diskutim të ardhura. 

"Me këtë tokë aq sa është mund të krijohen të mira mund të krijohet mirëqenie. Këtaz po ta shohësh ti jo vetëm që japin 1/6 që jep Kosova, 1/7 apo 1/8 që jep Serbia, por këta dhe e kushtëzojnë, duhet të kesh 10 lopë që të të paguaj unë ty duhet të kesh kqa hektarë që të paguaj unë ty. Po ky janë këta hektarë?!

Nga Frashëri i Përmetit, nga Zagoria e Pogoni gjerë në Dukagjin ti e përjashton krejtësisht nga ndihma sepse s'ka asnjëhektarë shumica e tyre. Ka këtu një sistem përçmimi ndaj tyre. Futi dhe Ballkanin e Hapur. Çfarë u thoshte sot ai për qumështin pluhur? Ligjin e bëri që t'i hiqte taksën qumështit pluhur. Pra qumështi pluhur që vjen nga Serbia pa taksë në dogana. Pra e kam ndjei të brendshme këtë sepse ky vend mund të transormohet

2005-2013, e kam gjetur pensionin minimal 36 euro e kemi bërë 82 euro. E kam gjetur pensionin mesatar 90 euro, është bërë 143 euro. Kur ti ke buxhetin ti ke për detyrë të ua kthesh qytetarëve taksat. Mali i Zi, Serbi, Maqedonia pikërisht se kanë ndjekur këtë rrugë, kanë rritur paga e pensione.

E di, 8 miliardë, por dhe sikur 2 miliardë ti japësh për paga e pensione, të mbeten 6 miliardë. Ne 4 miliardë e kemi pasur buxhetin, se ne kemi pasur taksa të ulëta, këta i dyfishuan, dhe ne ndërtuam tërë ato rrugë, dyfishuam rroga e pensione. Por sigurisht po të ekonomizohen, po të mos vidhen, po të mos shpërdorohen, ka pa diskutim", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll