Politike

"Nuk mund të jem partiak ndaj shqiptarëve!" Berisha: Jam ai që u zotohem atyre se kjo situatë merr fund për 100 ditë

Berisha i ftuar në 'Çim Peka LIVE në SYRI TV' tha se Rama dyfishoi taksat, por nga ana tjetër në buxhetin prej 8 miliardë eurosh, la vetëm 16 mln euro për pensionistët në të gjithë Shqipërinë.

5 Maj 2025, 21:03 Nga M.B
"Nuk mund të jem partiak ndaj shqiptarëve!" Berisha: Jam ai
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha, duke folur për programin ka theksuar se situata e rëndë me pensionistët që kryeministri Edi Rama i ka lënë në këtë gjendje, do të marrë fund brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Berisha i ftuar në 'Çim Peka LIVE në SYRI TV' tha se Rama dyfishoi taksat, por nga ana tjetër në buxhetin prej 8 miliardë eurosh, la vetëm 16 mln euro për pensionistët në të gjithë Shqipërinë. Ndër të tjera Kryedemokrati theksoi se pensionistët janë sot në gjendjen më të dhimbshme.

"Ajo që kam bërë unë është zgjedhje. Ky program, unë jam me moton "është për çdo shqiptar" kur shoh unë 760 koka të thinjura që ky u la vetëm 16 mln euro në 8 mld dollarë unë këtu nuk mund të jem partiak. Unë jam ai që u zotohem atyre se kjo situatë merr fund për 100 ditë.

Për 100 ditë 570 mijë pensionistë shqiptarë që marrin sot nën 172 mijë lekë do të marrin 200 mijë lek. Unë dua që këtë ta di secili prej tyre pavarësisht se ç'mendon për mua. Nëse unë shkojë me te, unë kam frikë se mesazhin tim një pjesë nuk do ma pranojë, dhe unë që këtë mesazh të sinqertë të ma pranojnë të gjithë.

Më ke parë mua ti ndonjëherë që të përqendrohem si tani, tek pensionistët. Por unë nuk mund të mos ndalem, se këtu u tejkalua çdo lloj limiti njerëzor. Si mo, ti i lë këta dhe u thua 16 mln dhe u thua po ti bëjmë 200 mijë lek, biem në greminë. Po si i rriti malazezi pensionet nga 138 mijë në 450 mijë, maqedonasi në 390 mijë. A janë pensionistët në gjendjen më të dhimbshme sot. Gjë e tmerrshme, si mund ti lësh ashtu", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll