5 Maj 2025, 21:00
Nga I.A

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi të hënën një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.
Denoncimin Berisha e kreu pasi doli nga ambjentet e SPAK, ku duhet të paraqitet për shkak të masës detyrim paraqitje të caktuar në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj tij. Ai hodhi akuza ndaj gjyqtares Gjoka, ndërkohë që avokatët e tij deklaruan para mediave se “vendimet e saj për Berishën janë nul”.
Dyshimet për një dënim të gjyqtares Gjoka në Greqi qarkulluan edhe një vit më parë përmes mediave greke. E pyetur nga BIRN mbi vendimin e dënimit, Gjoka e mohoi kategorikisht.
“Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” tha gjyqtarja Irena Gjoka përmes telefonit, ndërsa i përcolli BIRN disa dokumente të përcjella nga autoritetet gjyqësore greke të Athinës, ku shkruhet se nuk rezultojnë të dhëna për ndonjë proces penal ndaj Irena Gjokës, e cila ka mbajtur më parë edhe mbiemrat Shpata dhe Maneku.
“Në kuadër të verifikimeve zyrtare që po kryen Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në ligjin për dekriminalizimin, autoritetet greke i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së institucionit, duke konfirmuar se une gjyqtarja Irena Gjoka jo vetëm që nuk jam e dënuar, por nuk ekziston asnjë e dhënë negative në emrin tim në te gjitha institucionet ligjzbatuese”, tha Gjoka, ndërsa shtoi se akuzat ishin intimidim dhe pengim në ushtrimin e detyrës.
BIRN nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur dokumentin e publikuar nga Berisha si dhe dokumentet e përcjella e gjyqtarja Irena Gjoka, por rasti duket se ka vënë sërish në lëvizje institucionet e drejtësisë.
Prokuroria e Përgjithshme, e pyetur për denoncimin publik të Berishës, tha se kishte nisur verifikimin për Gjokën në maj të vitit 2024 dhe ende nuk e kishte përfunduar.
“Deri më datë 05.05.2025, Prokuroria e Përgjithshme, nuk ka përfunduar verifikimin e thelluar dhe nuk ka dalë me vendim për miratimin e rezultateve të verifikimit. Bazuar në denoncimin e bërë publik, do të vazhdojë procesi i verifikimit të thelluar,” tha Prokuroria e Përgjithshme.
Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije përmes koordinatores për të drejtën e informimit, Rozeta Tase, se do t’u dërgohet sërish letër-porosi autoriteve të drejtësisë greke, për të kërkuar të dhëna lidhur me vendimin specifik të publikuar nga Berisha si vendimarrje të Gjykatës së Janinës. Ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD i tha BIRN se “informacioni i bërë publik të hënën ndaj ndaj gjyqtares Irena Gjoka, do të trajtohet dhe vlerësohet nga ana e ILD-së në përputhje me parashikimet ligjore.
Gjyqtarja Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtare në Fier dhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë.
Ligji për “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, I njohur ndryshe dhe si ligji dekriminalizimit, u miratua më 17 dhjetor të vitit 2015 dhe hyri në fuqi në fillim të 2016-ës. Të gjithë funksionarët që ishin subjekte të këtij ligji, përfshi dhe gjyqtarët dhe prokurorët që ishin në detyrë në atë periudhë e plotësuan dhe dorëzuan për herë të parë formularin e dekriminalizimit në fillim të vitit 2016. Legjislacioni në këtë rast nuk parashikon deklarim periodik./Reporter.al
sali berisha
Politike
5 Maj 2025, 20:54
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se ai ka pasur programin si platformë, edhe kur ka qenë ...
Politike
5 Maj 2025, 20:42
E. D
Sali Berisha
DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit në Dibër u shpreh se Rama nuk e njeh Dibrën....
Politike
5 Maj 2025, 20:35
Sali Berisha
DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për Shqipërinë Madh&e...
Politike
5 Maj 2025, 20:27
M.B
Kandidatja
DURRËS- Kreu i partisë "Shqipëra Bëhet" ka bërë një denoncim në rrjetet sociale ku thotë se një...
Politike
5 Maj 2025, 20:18
E. D
Sali Berisha
DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit në Dibër, u kërkoi dibraneve dhe di...
Politike
5 Maj 2025, 20:07
M.B
Edi Rama
KORÇA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama u ka kërkuar korça...
Politike
5 Maj 2025, 20:05
M.L
Sali Berisha
DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Dibr&eu...
Politike
5 Maj 2025, 19:42
M.B
Parashuta
HIMARA- Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj organizoi dy ditë më parë një takim elektoral me qytetarë...
Politike
5 Maj 2025, 19:19
M.B
Edi Rama
KORÇA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama tha nuk janë në gar&e...
Politike
5 Maj 2025, 19:28
Edi Rama
KORÇË- Kreyministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Korçë u bëri thirrje të gjithë em...