Politike

"Ai e njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën"/ Berisha: Rama u krenua me Lamborghinin, sepse ai krenohet vetëm me luksin

Kryedemokrati me ironi tha se Rama i njeh dibranët aq sa socialisti Toni Gogu njeh Hajredin Pashën, që e mbante si hero të dibranëve ndërkohë që ishte pushtuesi turk.

5 Maj 2025, 20:42 Nga E. D
"Ai e njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin
Sali Berisha

DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit në Dibër u shpreh se Rama nuk e njeh Dibrën. Kryedemokrati me ironi tha se Rama i njeh dibranët aq sa socialisti Toni Gogu njeh Hajredin Pashën, që e mbante si hero të dibranëve ndërkohë që ishte pushtuesi turk. Berisha gjithashtu komentoi edhe takimin e Ramës në Dibër 3 ditë më parë, ku krah tij ishte dhe Noizy me mjetin e tij Lamborghini

"Do ta mbyll, Edi Rama erdhi këtu dy herë, mirëpo si erdhi miq? E kuptova se e njihte Dibrën njëlloj sa Toni Gogu, Hajredin Pashën. Po miq, tani do ia them unë dy fjalë këtu. E kam treguar njëherë këtu në Dibër, por po e tregoj përsëri. Kam pasur një mik shumë të shquar. Një nga njerëzit më të mençur që kam takuar në jetën time, ish-ministër i shtatë qeverive britanike dhe që e kishte kaluar kohën e luftës në Shqipëri. Ky njeri kishte njësinë e parë të qëndresës kundër pushtimit nazifashist, kishte bashkuar Abaz Kupin, Sait Kryeziun dhe Lazër Fundon. Ky ishte Xhulian Emeri, biri i një aristokrati të shquar britanik.

Po bisedoja një ditë me të, po i flisja për traditën tonë. Ai vetë kishte mbaruar një prej kolegjeve më të njohura të Kembrixhit. Më thotëL Sali, universiteti më i madh i jetës time ka qenë oda e Dibrës. Ndaj dhe ua thashë atë, që Edi Rama e njeh Dibrën, si Toni Gogu, Hajredin Pashën. Dhe vjen këtu njëherë me ato terma banale, herën tjetër sjell Lamborghinin e Noizit. Nuk e di Dibrën ai. Por një moment. Ai nuk e di që burrat e shquar të Dibrës kanë pasur atllarë dhe kuaj që kushtonin sa një Lamborghini.

Ai njeh vetëm xhepin e tij. Do t’ia them këtu. Ai akt ishte një akt cinik. Pse? Sepse Lamborghini është i një këngëtari, të zotit, ta gëzojë. Por ajo tregon krenarinë tënde me luksin. Tregon se ti ke një psikologji, dhe ua them unë ju o miq, ai që ka krenari me luksin, ai urren të varfrit. Ai urren qytetarët. Absolutisht. Ndaj dhe tregoi veten e vet. Por edhe Dibra do tregojë madhështinë e saj me 11 Maj. Do votojë Aleancën për Shqipërinë Madhështore, kandidatët e saj. Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll