Politike

"Do vëmë në dijeni Ambasadën Amerikane!" Denoncimi i Lapajt: Kandidatja jonë në Durrës u kërcënua me armë nga anëtarë të krimit të organizuar

Lapaj thotë se anëtarë të krimit të organizuar në Durrës i kanë prerë rrugën kandidates Valbona Myhedin dhe aktivistëve që e shoqëronin e i kanë treguar armën në brez për ta intimiduar.

5 Maj 2025, 20:27 Nga M.B
"Do vëmë në dijeni Ambasadën Amerikane!" Denoncimi
Kandidatja


DURRËS- Kreu i partisë "Shqipëra Bëhet" ka bërë një denoncim në rrjetet sociale ku thotë se një kandidate e tyre në qarkun e Durrësit është kërcënuar këtë pasdite me armë. Lapaj thotë se anëtarë të krimit të organizuar në Durrës i kanë prerë rrugën kandidates Valbona Myhedin dhe aktivistëve që e shoqëronin e i kanë treguar armën në brez për ta intimiduar. Ai shton se për ngjarjen do të njoftojë edhe ambasadën amerikane, pasi Myhedini është shtetase amerikane, ndërsa bën thirrjen për hetimin e rastit dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.

Postimi:

Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës kanë kërcënuar me armë kandidaten tonë Valbona Myhedin dhe aktivistët që e shoqëronin, teksa ajo zhvillonte takime me qytetarët në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”.

Valbona Myhedin, shtetase amerikane, është përballur me një akt burracak frikësimi, që nuk do të kalojë nën heshtje. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë menjëherë, ndërsa do vëmë në dijeni Ambasadën Amerikane.

Ai që i tregoi armën dy grave, do përgjigjet para ligjit! Rrugëtimi ynë nuk ndalet! 11 maji është afër!

P.s personi në video është ai që ka kryer këtë akt të ulët.

shqiperia behet

Sondazh

Poll