Politike

“Latifi nga Amerika do të hutonte Shqipërinë, mori 6 mln dollarë!" Rama në Korçë: Jepini një mësim të hidhur kënetës së Pallatit të Sportit

Rama u ka kërkuar korçarëve votën, pasi sipas tij forca politike që përfaqëson sjellë shpresë të madhe për Shqipërinë në BE.

5 Maj 2025, 20:07 Nga M.B
“Latifi nga Amerika do të hutonte Shqipërinë, mori 6 mln
Edi Rama

KORÇA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama u ka kërkuar korçarëve votën, pasi sipas tij forca politike që përfaqëson sjellë shpresë të madhe për Shqipërinë në BE. Ai tha se ai nuk është korçar dhe nuk merr hak për ta, por kryeministri shtoi se ata që votojnë në Korçë, që e ndjenë këtë borxh ndaj qytetit të kulturës, duhet t’i japin opozitës mësimin më të hidhur.

"Përse do të shkojmë më 11 maj ne? Për gjithë këtë shpresë të madhe apo për një politikan të lashtë, të dëhspëruar, të pashpresë dhe tani dhe zyrtarisht të rrjedhur. Nuk diskutohet. Përse do të shkojmë më 11 maj ne? Për Shqipërinë me BE në Evropë apo për kënetë dhe për të zgjidhur hallin e një individi të vetëm që medemek do hiqte dhe “non gratën”. E hoqi gjë se ja kisha vënë unë me SOROS se solli një latif nga SHBA dhe do hutonte Shqipërinë?

Latifi nga Amerika njësoj si korçari që lozte te gjeneral gramafoni. Erdhiu vërdallë dhe latifi dhe iku, po i zgjuar i mori dhe 6 mln dollarë andej. Nga dolën. Apo 7 herë 7 bëjnë 6 mln. Nëse nëse ke një votë për ta hedhur, ke për “qepalla BE” ose rri në shtëpi dhe lëri të tjerët të vendosin për ty. Unë nuk jam korçar por kam shokë nga Korça. T’i japin një mësim të hidhur asaj kënetës së Pallatit të Sportit që të mos guxojnë. të nxjerrin nga goja fjalë që pështyjnë në fytyrën e atyre që i kanë dhënë Korçës bukuri e nder", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll