Politike

Shfaqja me parashutë në fushatën e deputetit socialist Vullnet Sinajt për pak kthehet në tragjedi (VIDEO)

Mësohet se ndihma e shpejtë e ekipit të emergjencës bëri që parashutisti të shpëtonte pa dëmtime serioze.

5 Maj 2025, 19:42 Nga M.B
Shfaqja me parashutë në fushatën e deputetit socialist Vullnet
Parashuta

HIMARA- Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj organizoi dy ditë më parë një takim elektoral me qytetarët e Himarës. Takimi dhe "shfaqja" e organizuar duke se nuk shkoi siç ishte planifikuar pasi parashuta e përgatitut për "spektaklin" përsoi një incident të rëndë.

Parashutisti ishte Xhonatan Ismali, një nga më të njohur në vendin tonë, por edhe pse me eksperiencë, i riu nuk u ul siç duhej në tokë dhe rrëzimi i tij shkaktoi një moment tensioni.

 

Mësohet se ndihma e shpejtë e ekipit të emergjencës bëri që parashutisti të shpëtonte pa dëmtime serioze teksa këtë e ka konfirmuar vetë e dashura e tij, moderatorja Roza Lati.

“Është çdo gjë ok. Shëndoshë e mirë. Pa panik. Nuk vritet shqiponja kollaj. Shqiponja është mbreti i qiellit. S’ka më të fortë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Shfaqja me parashutë në fushatën e deputetit socialist Vullnet

Nga ana tjetër, policia ka reaguar duke proceduar penalisht parashutistin për uljen e rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

vullnet sinaj

Sondazh

Poll