Politike

"Dikur shpatën e drejtësisë e mbanin te zyra!" Rama në Korçë: Nuk jemi këtu për pushtetin, por për shtetin evropian të fëmijëve

Rama tha se anëtarët e qeverisë që PS ka para drejtësisë nuk janë as sa gishtat e njerës dorë.

5 Maj 2025, 19:19 Nga M.B
"Dikur shpatën e drejtësisë e mbanin te zyra!" Rama
Edi Rama

KORÇA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Korçë. Rama tha nuk janë në garë për pushtetin, por për shtetin evropian të fëmijëve. Ai shtoi se dDikur shpatën e drejtësisë e mbanin te zyra, por Partia Socialiste sipas tij "e dorëzoi" atë. Gjithashtu Rama tha se anëtarët e qeverisë që PS ka para drejtësisë nuk janë as sa gishtat e njerës dorë.

"Dikur shpatën e drejtësisë e mbanin te zyra. Ne jemi të parët në histori që dorëzuam shpatën dhe e lamë të lirë drejtësinë, sepse pa një drejtësi që është e lirë të godasë majtas e djathtas, dhe pa një forcë udhëheqëse që është e gatshme të marrë të gjitha kostot sepse nuk jemi këtu për pushtetin sot por për shtetin evropian të fëmijëve tanë nesër, nuk bëhesh kurrë i denjë për të hyrë te shtëpia e madhe e pasur atje.

Dhe vijnë këta që thonë që këta s’dinë aritmetikë, e thonë si mund të votohen këta që kanë gjysmën e qeverisë në burg. Këta s'dinë se ne kemi patur 60 e kusur ministra dhe nuk janë sa gishtat e dorës ata që kanë probleme me drejtësinë. Kush e solli këtë realitet të ri Stamo dUmua apo Noc Rroku. E solli PS", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll