Politike

Ruçi tregon objektivat e sesionit Parlamentar: Reforma Zgjedhore dhe hapja e negociatave (VD)

20 Janar 2020, 16:40 Nga DOSJA
Ruçi tregon objektivat e sesionit Parlamentar: Reforma Zgjedhore dhe

TIRANË– Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi në nisje të sesionit të ri parlamentar, ka mbajtur një fjalë të gjatë duke dhënë disa mesazhe për deputetët. Në fjalën e tij,  Ruçi tregoi objektivat e këtij sesioni parlamentar,  ku shtoi se do përfundohet Reforma Zgjedhore dhe objektiv është hapja e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ruçi kujtoi dhe 100-vjetorin e parlmentarizmit shqipëtar,  ku shtoi se Kongresi i Lushnjes ishte një akt shumë i rëndësishëm historik.  Më tej shtoi se në javën e parë të muajit shkurt presidenti i parlamentit europian do të vizitojë Shqipërinë e tha se ky sesion duhet dhe do të jetë sesioni i punëve të mbaruara.Në fjalën e tij, Gramoz Ruçi listoi dhe objektivat që duhet të përmbushen në këtë sesion deri në verë.

“Çelja e negociatave për anëtarësim para majit 2020. Do të rishikojmë ligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, do të rrisim transparencën dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile. Përfundimi i Reformës Zgjedhore pas konsesusit të arritur me opozitën. Gjatë sesionit të ri do të përfundojë ngritja e të gjithë organeve të drejtësisë. Kuvendi do punojë që sistemi i drejtësisë që mos grabisë qytetarët por të jetë në shërbim të tyre. Gjatë këtij sesioni do rishikojmë plotësimin dhe do hartojmë ligje të reja për përballimin e fatkeqësive natyrore si zjarret, përmbytjet, edukimin me kushtet antisizmike. Nuk mund të parandalojmë dukuritë natyrore por mund të minimizojmë rreziqet dhe dëmet prej tyre. Sistemi i ri i IT dhe votimit do fillojë të zbatohet dhe ofron mundësi që deputetët të njihen online me materialet që diskutohen në Kuvend. Kjo do të rrisë edhe aksesin e deputetëve në Kuvend“, u shpreh ndër të tjera Gramoz Ruçi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci reforma zgjedhore seancë plenare 20 janar 2020 gramoz ruci reforma zgjedhore seancë plenare 20 janar 2020

Sondazh

Poll

Politike 20 Janar 2020, 12:31

TIRANË– Edi Paloka nënkryetar i PD-së dhe ish- kryetar i Kuvendit shpreh shqetësimin se vendi tashmë është në një krizë totale; politike, ekonomike e socia...