Politike

Hetimi i SPAK/ Akuzë e re për Ajola Xoxën, bashkëshortja e Veliajt do hetohet për fshehje e të ardhurave

 Ajola Xoxa u paraqit ditën e sotme në SPAK pasi u thirr për tu marrë në pyetje dhe qëndroi aty për gati 2 orë.

5 Maj 2025, 11:57 Nga I.A
Hetimi i SPAK/ Akuzë e re për Ajola Xoxën, bashkëshortja e
Ajola Xoxa

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka ngritur një akuzë të re ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa. Mësohet se akuza e re ngritur nga SPAK ndaj Xoxës është për fshehje e të ardhurave. Ajola Xoxa u paraqit ditën e sotme në SPAK pasi u thirr për tu marrë në pyetje dhe qëndroi aty për gati 2 orë.

Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

ajola xoxa

Sondazh

Poll