Politike

"Me ju, pa ju ne do të fitojmë", Rama-demokratëve: Do bëjmë atë që na takon për Shqipërinë! Do bëheni si bababufi dhe nuk do shihni pushtet me sy

Rama më tej shtoi se PS do ti fitojë zgjedhjet edhe pa demokratët dhe se do të bëjë atë që i takon për Shqipërinë. Ai theksoi se nëse demokratët nuk votojnë për vendin ata do të mbeten si kreu i opozitës dhe nuk do të shohin pushtetin me sy.

5 Maj 2025, 12:00 Nga N.F
"Me ju, pa ju ne do të fitojmë", Rama-demokratëve: Do
Rama

DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli u bëri thirrje demokratëve të kësaj zone që të bashkohen me PS-në në zgjedhjet e 11 majit dhe të votojnë për të ardhmen evropiane të vendit. Rama më tej shtoi se PS do ti fitojë zgjedhjet edhe pa demokratët dhe se do të bëjë atë që i takon për Shqipërinë. Ai theksoi se nëse demokratët nuk votojnë për vendin ata do të mbeten si kreu i opozitës dhe nuk do të shohin pushtetin me sy.

"Një cyryk që nuk ka lënë rast pa bërë gjeste dhe shfaqje për të treguar se jam cyryk. Ne me ju pa ju ne do fitojmë, puna është që bashkë me ju ne të bëjmë atë që na takon për Shqipërinë, kurse ju një rrugë e dy punë edhe për Shqipërinë edhe shpëtoni nga këneta. Se do bëheni si bababufi dhe nuk do shihni pushtet me sy," tha ai.

Rama foli edhe në lidhje me sondazhet e zhvilluara nga mediat. Ai vuri theksin te reagimet e analistëve të cilët i quajti zogj të kënetës. Rama tha se analistët e quajnë popullin e sëmurë sepse mendojnë që vendi po ecën në rrugën e duhur.

"U kapa gafil se nuk ndjek debate televizive e kam mbyll që në 2009. Ketë here e hëngra se doja të shikoja pasqyren e sondazhit të sondazhistit të Trump se ai e ka parashikuar dy here fitoren e tij. Hyra në youtube për të parë edhe ca të them, ngela pa fjalë. Nga një anë sondazhisti që paraqiste pasqyrën dhe këta zogjtë e kenëtës. Këta në studio mbeteshin sikur u thoshte ndonjë gjë të tmerrshme, si ka mundësi. 

Kur ju zgjoheni pa zbardhur i lini fëmijët në gjuhë dhe punoni tokën, këta gërhasin ndërkohë që janë ndarë në tre të mëngjesit pasi janë bërë tap kur dalin nga emisionet. Shkojnë para kompjuterit për të shkruar ato të tyre, i përhapin dhe bëhen akuza. Në mbasdite janë bërë faje dhe në darkë dalin dhe thonë që populli është i sëmurë. Më pas doli pasqyra tjetër që thoshte se shqiptarët mendojnë se pas dy vitesh ekonomia do shkojë më mirë. I bënin pyetje atij nga Amerika.

O është çmendur sondazhi, ose është çmendur populli. Këta janë ata që u them unë çyryk. Administrata është më pak se 90 000. Doli pastaj ajo tjetra se kush mendoni ju se do fitojë, dhe thonin që do votojë PS. Del njëri dhe thotë që njerëzit janë të tërë të tmerruar dhe thonë fjalë të mira nga frika. Një tmerr! Pse në të vërtetë shumica mendon që po shkon në drejtimin e duhur? Shumica jeton në Shqipërinë reale, kur shumica jeton se nuk ka ujë ndjen neveri për ata që thonë se kanë ujë," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll