Politike

FOTO/ Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Hera e fundit që ajo u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ishte më 2 maj në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". 

5 Maj 2025, 11:53 Nga r.ll
FOTO/ Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme
ajola xoxa

TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.  Xoxa është paraqitur me kërkesë të SPAK. Hera e fundit që ajo u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ishte më 2 maj në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". 

FOTO/ Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

ajola xoxa ne spak

Sondazh

Poll