Politike

"Mosha e ka lajthitur komplet," Rama: Hyni në gjynah se mbani rrugëve një njeri që duhet të shkonte në shtëpi!

Ai nuk i ka ndaluar përdorimin e fjalëve të tjera të rënda teksa tha se mosha e ka lajthitur Berishën komplet. Në fjalorin e Ramës gjatë fushatës është përdorur shpesh fjala çyryk teksa sot ka shtuar edhe fjalën rrugaç.

5 Maj 2025, 12:17 Nga N.F
"Mosha e ka lajthitur komplet," Rama: Hyni në gjynah se mbani
Rama

DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Rama u shpreh se ai është një njeri i mbaruar dhe pa shpresa. Ai nuk i ka ndaluar përdorimin e fjalëve të tjera të rënda teksa tha se mosha e ka lajthitur Berishën komplet.

Në fjalorin e Ramës gjatë fushatës është përdorur shpesh fjala çyryk teksa sot ka shtuar edhe fjalën rrugaç. Ai shtoi se personat që i japin votën po hyjnë në gjynah sepse po lënë një të moshuar rrugëve në vend që të ishte në shtëpi.

"Mirë që gjithë këto vite nuk u gjet asnjë djalë, asnjë nip që t’i thoshte baba bufit lere këtë muhabet, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë dhe e sjellin vërdallë në Shqipëri, një njeri të mbaruar pa shprese. Mosha e ka lajthitur komplet.

Demokratët duhet tani ta bëjnë rolin e atij djalit të vogël se hyni dhe në gjynah, mirë tani votën në kënetë se nuk është hera e parë që e çoni votën në kënetë. Hyni në gjynah se mbani rrugëve një njeri që duhet të shkonte në shtëpi…Devolli vendi i njerëzve më punëtore, po kur na çojnë rrugeçër atje një gjysmak një çyryk që nuk ka lënë rast pa bërë shfaqje për të thënë unë jam çyryku," tha ai.

rama

Sondazh

Poll