5 Maj 2025, 12:08
Nga N.F
Rama
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli ka ironizuar Devollin. Teksa po prezantonte arritjet e qeverisjes së tij Rama kujtoi deklaratat e opozitës. Ai u shpreh se kreu i PD-së, Sali Berisha të cilin e quajti baba bufi tha se qeveria ka shpopulluar Gramshin. Rama ironizoi opozitën teksa tha se qeveria e shpopulloi Gramshin i cili nga 50 mijë vbanorë u bë 60 mijë.
"Do ti bëjë baba bufi. E patë si tha, shiko ca i bën Gramshit, e shpopulluan nga 50 mijë e bënë 60 mijë. Kjo është e reja. Ca të thuash, të vjen edhe sakëlldi. Çdo pension nën 200 do ta kthejmë 200 euro," tha ai.
Rama më tej vijoi me prezantimin e prodhimit në vend teksa tha se të dhënat janë nga projeksione e ministrisë së Financave. Edhe gjatë prezantimit të të dhënave ai nuk nguroi të ironizonte opozitën teksa tha se kur Berisha ishte në pushtet thoshte se Shqipëria është e dyta pas Gjermanisë.
"Këto janë projeksione të ministrisë së Financave, të ekspertëve tanë edhe në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtare më të cilët ne punojmë. Këshilltari im i ekonomisë prej disa kohësh është krye-ekonomisti i Angela Merkelit për 10 vjet.
Ne nuk jemi në garë me Gjermaninë. Ju e dini kur…jo ky rrugaçi dytësor, por kur ai kryesori këtu bashkë me baba bufin në Tiranë ishin në garë me Gjermaninë, ky duke rrahuar njerëz ai duke gënjyer dynjanë dhe thoshin jemi të dytë pas Gjermanisë. Ne nuk kemi garë me Gjermaninë, por me rajonin ku kemi qenë vrima e fundit e kavallit," tha ai.
rama
Politike
5 Maj 2025, 12:00
N.F
Rama
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli u bëri thirrje demokratëve të kësaj zone që t&eu...
Politike
5 Maj 2025, 12:00
r.ll
sali berisha
BURREL- Koalicioni "Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore" zhvillon sot takimin përmbyllës t&eu...
Politike
5 Maj 2025, 11:58
N.F
Rama
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ndodhet në Devoll teksa po zhvillon edhe një takim elekotral me banorët e kësa...
Politike
5 Maj 2025, 11:53
r.ll
ajola xoxa
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur n&eu...
Politike
5 Maj 2025, 11:26
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim ditën e sotme për ditën e Dëshmorëve të Ko...
Politike
5 Maj 2025, 11:05
N.F
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një letre i ka kërkuar k...
Politike
5 Maj 2025, 11:05
r.ll
edi rama
TIRANË- Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë kanë reaguar me indinjatë ndaj disa deklaratave të kryemi...
Politike
5 Maj 2025, 10:55
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit po vijon pas disa problemeve që jan&eu...
Politike
5 Maj 2025, 10:45
r.ll
seanca ne kuvendin e kosoves
KOSOVË- Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje...
Politike
5 Maj 2025, 10:37
besar likmeta
Foto Ilustruese
TIRANË- Më 19 mars, një faqe me emrin “Team Edi Rama” u shfaq në Facebook, Instagram dhe TikTok. Faqja, e c...