Sport

Liverpool nuk di të ndalet, ekipi i Kloop asfalton edhe Manchesterin!

19 Janar 2020, 19:02 Nga DOSJA
Liverpool nuk di të ndalet, ekipi i Kloop asfalton edhe Manchesterin!

TIRANË– Liverpool nuk njeh kundërshtar. Edhe kundër Manchester United, ekipi i Kloop asfalton “djajtë e kuq” duke marrë njē fitore me shifrat 2-0, sukses në fakt që shkon +16 nga vendi i dytë dhe tani ka mbërthyer me një dorë titullin kampion. Van Dijk i dha avantazhin në minutën e 14’ ku pas një krosimi nga këndi, holandezi kërceu mbi të gjithë lojtarët dhe dërgoi topin në rrjetë.

Gjatë 45 minutave të para u shënuan edhe dy gola të tjerë nga Liverpool me Firmino dhe Wijnaldum, por që u anuluan nga VAR, pasi ishin të parregullta. Me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë. Unitet rrit intensitetin dhe mundohet të bëjë diçka në fund, por është ndëshkuar nga goli i Mohamed Salah i cili pas asistim të portierit Alisson ka mposhtur De Gea-n.

(E.C/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport jurgen kloop liverpool manchester jurgen kloop liverpool manchester

Sondazh

Poll