Aktualitet

E rëndë në Klos/ Shembet masivi i mineralit, merr para fadromën dhe drejtuesin e mjetit! Nisin kërkime për gjetjen e tij

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe dhjetra banorë të cilët po kërkojnë për drejtuesin e mjetit të rëndë.

3 Maj 2025, 17:15 Nga r.ll
E rëndë në Klos/ Shembet masivi i mineralit, merr para
foto ilustruese

KLOS- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Klos. Sipas informacioneve, një masiv minerali që grumbullohej nga përpunimi i kromit është shembur.

Si pasojë sasia e madhe e mineralit, ka çarë dhe një rezervuar uji që ka marrë para një fadromë që drejtohej nga një i ri. 

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe dhjetra banorë të cilët po kërkojnë për drejtuesin e mjetit të rëndë. Bëhet me dije se fabrika që përpunohej minerali i kromit ishte marrë me qera pak muaj më parë nga dy shtetas kinez.

 

aksident ne klos

Sondazh

Poll