Aktualitet

Plagosja e pesëfishtë në Laç/ Gjendet arma e përdorur nga autori, ishte hedhur pranë një pellgu me ujë (FOTO)

Pak më herët në fshatin Balldre u gjet dhe një automjet i djegur, dyshohet i autorit. 

3 Maj 2025, 16:42 Nga r.ll
Plagosja e pesëfishtë në Laç/ Gjendet arma e përdorur
vendngjarja

LAÇ- Arma me të cilën autori plagosi 5 persona në Laç është gjetur nga efektivët e policisë. Arma ishte hedhur pak larg vendit të plagosjes, pranë një pellgu me ujë dhe një skele pallati në ndërtim.

Plagosja e pesëfishtë në Laç/ Gjendet arma e përdorurPlagosja e pesëfishtë në Laç/ Gjendet arma e përdorur

Ndërkohë autori i ngjarjes, tashmë i identifikuar nga policia vijon të jetë në kërkim. Pak më herët në fshatin Balldre u gjet dhe një automjet i djegur, dyshohet i autorit. 

Ngjarja ka ndodhur sot pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit midis disa personave. Të plagosur kanë mbetur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj.  Kjo e fundit po shiste qirinj anës rrugës në momentin e plagosjes.

Pesë personat e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me ngjarjen, deri më tani janë shoqëruar në polici disa persona.

plagosja ne lac

Sondazh

Poll