Aktualitet

Plagosja e pesë personave në Laç/ Shitësja ambulante ndërhyri për të shuar sherrin, ja si u plagos aksidentalisht 58-vjeçarja

Bëhet e ditur se shitësja ambulante, ka tentuar të ndërhyjë për të shuar sherrin dhe është qëlluar aksidentalisht në këmbë.

3 Maj 2025, 16:13 Nga E. D
Plagosja e pesë personave në Laç/ Shitësja ambulante
pamje nga vendi i ngjarjes

LAÇ- Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Laç, ku si pasojë pesë persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shitëse ambulante. Bëhet e ditur se shitësja ambulante, Angjelina Gjezaj 58-vjeçe, ka tentuar të ndërhyjë për të shuar sherrin dhe është qëlluar aksidentalisht në këmbë. Gjithashtu dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona të përfshirë në ngjarje.

Konflikti ka nisur mes të rinjve që ndodheshin në mjetet e tyre dhe është përshkallëzuar në përdorimin e armëve. Të plagosur mbetën Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj. Ngjarja është shënuar në një zonë të mbuluar me kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar nga policia.

plagosja ne lac

Sondazh

Poll