Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Laç/ Reagon policia: Pesë të plagosur, shkak një konflikt çasti (EMRAT)

Blutë bëjnë me dije se pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat. 

3 Maj 2025, 14:53 Nga E. D
Të shtënat me armë zjarri në Laç/ Reagon policia:
pamje nga vendngjarja

LAÇ- Policia ka dalë në një reagim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Laç. Blutë bëjnë me dije se pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat. Të plagosurit janë: Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri. 

Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 pranë ish-Gjykatës së Kurbinit dhe sipas policisë dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave. Ndërkohë të gjithë të plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjithashtu shërbimet e Policisë së Lezhës kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave, ndërsa në ndihmë të u kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër. Po ashtu policia bën me dije se po punohet për kapjen e personit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.

polica te shtenat ne lac

Sondazh

Poll