Aktualitet

Konflikti me armë në Laç, shitësja ambulante u plagos në këmbë

Gjithashtu mësohet se gruaja shiste lule te Gjykata e Kurbinit dhe kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke ecur në trotuar.

3 Maj 2025, 14:49 Nga E. D
Konflikti me armë në Laç, shitësja ambulante u plagos
pamhe nga vendi i ngjarjes

LAÇ- Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Laç, mes tyre edhe një shitëse ambulante që ndodhej në trotuar. Mësohet se shitësja është plagosur në këmbë. Gjithashtu mësohet se gruaja shiste lule te Gjykata e Kurbinit dhe kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke ecur në trotuar.

Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes disa personave, ndërsa mes të lënduarve ka edhe kalimtarë të rastit. Të plagosurit janë dërguar te spitali i Traumës në kryeqytet, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Dyshohet se arma e përdorur në vendin e ngjarjes ka qenë kallashnikov.

plagosja ne lac

Sondazh

Poll