Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Laç/ Të plagosurit dërgohen te Trauma, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Mësohet se katër të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Si pasojë e të shtënave kanë marrë plagë tre djem të rinj dhe një grua, e cila shiste qirinj pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

3 Maj 2025, 14:41 Nga E. D
Të shtënat me armë zjarri në Laç/ Të plagosurit
pamje nga vendngjarja

LAÇ- Katër persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mesditën e kësaj të shtune në Lac. Mësohet se katër të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Si pasojë e të shtënave kanë marrë plagë tre djem të rinj dhe një grua, e cila shiste qirinj pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Gjithashtu raportohet se njëri prej të rinjve po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa dy të tjerët janë intubuar.

plagosja ne lac

Sondazh

Poll