Bota

Breshëri sa një top golfi/ Australia nuk gjen qetësi, pamje të frikshme nga stuhitë e forta (VD)

20 Janar 2020, 11:56 Nga DOSJA
Breshëri sa një top golfi/ Australia nuk gjen qetësi, pamje

AUSTRALI– Ditën e djeshme në Victoria të Australisë vendi është përfshirë nga reshje masive breshëri, ku shumë njerëz janë panikosur nga kjo situatë e vështirë.

Por, mesa duket problemet nuk paskan fund për Australinë pasi prej shtatorit të vitit që lamë pas vendi është përfshirë nga zjarre që nuk po shuhen, duke u shkaktuar vdekjen 26 njerëzve dhe qindra kafshëve nëpër pyje.

Ndonëse si një javë më parë shiu do të ndihmonte në shuarjen e zjarreve, por në fakt ndodhi krejt e kundërta pasi reshjet e breshërit ishin shkatërruse, ku një kokërr breshëri kishte madhësinë e një topi  golfi.

Stuhitë filluan në një pjesë të periferisë Melbourne dhe Victorias jugore pasditen e së dielës.

Sipas autoriteteve, këto stuhi shënuan edhe periudhën më të lagësht në këtë periudhë 4-mujore ku kanë mbizotëruar vetëm zjarret.

Ndërkohë, për shkak të reshjeve të shiut dhe breshërit, autoritetet e urgjencës  thanë që janë shkaktuar shumë përmbytje në zona të ndryshme të Victorias dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në Melbourne.

Burimi: abc

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota australi bresheri shkaterrues ne australi australi bresheri shkaterrues ne australi

Sondazh

Poll