Bota

E frikshme në Hawai/ Sulmon me thikë pronarin, vret dy policët dhe djeg 12 shtëpi

20 Janar 2020, 08:26 Nga DOSJA
E frikshme në Hawai/ Sulmon me thikë pronarin, vret dy policët

HAWAI– Dy oficerë të policisë së Honolulu janë qëlluar për vdekje, teksa iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë të dielën në Waikiki.

Pas të shtënave, një zjarr shpërtheu në shtëpinë që oficerët ishin thirrur për të dhënë ndihmën. Tre persona, përfshirë edhe të dyshuarit u përfshinë në këtë sulm.

Personi që krijoi këtë sulm goditi me thikë pronarin e tij dhe i vendosi flakën banesës, ku për shkak të kësaj u dogjën  edhe disa shtëpi të tjera përreth.

Tani Departamenti i Policisë Honolulu po mban homazhe për oficerët e tyre të vrarë si dhe po hetojnë mbi ngjarjen tragjike.

Shtatë shtëpi u shkatërruan plotësisht nga flakët dhe disa shtëpi të tjera pësuan dëme nga zjarri.

Edhe pse autoritetet hapën një strehë për të strehuar banorët e zhvendosur, askush prej tyre nuk kishte nevojë për ndihmë dhe tha që ata mund të qëndronin te familjarët dhe miqtë e tyre.

Që nga mbrëmja e së dielës, zjarri ishte shuar plotësisht. Si zjarrfikësit ashtu edhe departamenti i policisë, vazhdojnë të hetojnë në vendin e ngjarjes.

Tre të paditur për zjarrin

Policia po kërkon tre persona që kanë lidhje me zjarrin e së dielës që shkaktoi një kaos të madh.

Ballard u tha gazetarëve se departamenti i policisë nuk do të ndalojë kërkimin për Hanelin derisa ata të jenë në gjendje të konfirmojnë se eshtrat e tij ishin në zjarr.

Hanel besohet të jetë 60-vjeç, sipas shefes së policisë Susan Ballard.

Policia e Honolulu ka hapur një hetim për dy akuza për vrasje të shkallës së parë, një akuzë të sulmit të shkallës së dytë dhe llogari të shumta të tentativës së vrasjes së shkallës së parë kundër Hanelit, tha Ballard.

Të dy oficerët e vrarë kishin punuar drejtpërdrejt me shefen Ballard ndër vite, tha ajo mes lotëve.

Enriquez dhe Kalama u caktuan në Rajonin 6 Waikiki me Departamentin e Policisë Honolulu, u tha Ballard gazetarëve.

“Ata ishin si fëmijët e mi ata ishin me mua për pesë vjet. E njihja secilin prej tyre shumë personalisht.”- tha ajo.

Burimi: CNN

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hanel hawai honolulu kaulike kalama tiffany enriquez vriten dy policet ne hawai hanel hawai honolulu kaulike kalama tiffany enriquez vriten dy policet ne hawai

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2020, 07:57

AFRIKË– Miliarderja, Isabel dos Santos, e cila është e përfshirë në një skandal të madh financiar, ka deklaruar se ajo mund të kërkojë të bëhet presidente ...