Bota

Refuzoi të shkojë në zyrë, Thaçi dekreton Albin Kurtin si kryeministër

20 Janar 2020, 08:20 Nga DOSJA
Refuzoi të shkojë në zyrë, Thaçi dekreton Albin

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Albin Kurtin në postin e kryeministrit të Kosovës. Më herët, Thaçi e ftoi Kurtin në zyrë në Presidencë për t’i dorëzuar mandatin, por ky i fundit e refuzoi. Pavarësisht faktit se Kurti s’u paraqit, në takim me kreun e shtetit të Kosovës, Presidenca e ka përcjellë me shkrim dekretimin e Albin Kurtit në zyrën e LV-së.

Ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila propozoi Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ky vendim erdhi pas disa kërkesave të presidentit Hashim Thaçi për t’i formuar sa më shpejt institucionet e vendit. Vendimi i është dorëzuar presidentit Hashim Thaçi.

Ditën e djeshme Thaçi përsëriti qëndrimin e tij se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duhet të deklarohet nëse dëshiron që zyrtarisht ta pranojë nominimin për kryeministër ose të tregojë nëse e refuzon atë.

Dy ditë më parë Presidenti Hashim Thaçi u shpreh se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit. Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.  Ndërsa Kurti në ofertën e tij më të fundit kërkon që të shtohen edhe 2 ministri, nga 12 sa ishin rënë dakord më parë, tani të bëhen 14 ministri, ku 6 ministri do t’i ketë LDK, 5 LVV dhe 3 minoritetet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove vv propozon kurtin albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove vv propozon kurtin

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2020, 07:57

AFRIKË– Miliarderja, Isabel dos Santos, e cila është e përfshirë në një skandal të madh financiar, ka deklaruar se ajo mund të kërkojë të bëhet presidente ...