Bota

Rriten rastet e koronavirusit në Kinë, qytetarët të frikësuar për një shpërthim të madh

20 Janar 2020, 09:38 Nga DOSJA
Rriten rastet e koronavirusit në Kinë, qytetarët të

KINË-Një virus misterioz i ngjashëm me ‘Sars”, është përhapur në Kinë, duke përfshirë edhe Pekinin, gjë që ka nxitur ankth dhe panik te banorët.

Autoritetet kanë raportuar 139 raste të reja të llojit të ri të koronavirusit gjatë fundjavës, më shumë se dyfishimin e numrit të përgjithshëm të pacientëve të infektuar që kur virusi u zbulua për herë të parë muajin e kaluar në qytetin qendror kinez të Wuhan.

Tre njerëz kanë vdekur, dhe të paktën tre raste janë raportuar jashtë shtetit, dy në Tajlandë dhe një në Japoni.

Rastet janë zbuluar në provincat e Pekinit, Guangdong dhe Zhejiang, thanë autoritetet kineze të hënën, duke rritur frikën përpara festës hënore të vitit të ri, kur më shumë se 400 milion qytetarë kinezë pritet të udhëtojnë brenda vendit dhe jashtë tij.

Tendosja ka shkaktuar alarm për shkak të lidhjes së saj me sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (Sars), e cila vrau gati 650 njerëz në të gjithë territorin e Kinës dhe Hong Kongut përgjatë viteve 2002-2003.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se kishte dërguar grupe pune në të gjitha zonat për të mbikëqyrur parandalimin e shpërthimit të virusit, duke thënë se situata është nën kontroll. Spitalet në Shanghai dhe Pekin dhe në provincën Zhejiang kanë marrë masat e duhura për shkak se situata është delikate.  Në Shenzhen janë kontrolluar temperaturat në aeroporte, porte dhe stacione hekurudhore.

Koronaviruset transmetohen midis kafshëve dhe njerëzve dhe shpërthimi në Wuhan ka qenë i lidhur me një treg me fruta deti, ku thuhet se janë shitur kafshë të gjalla.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusit sars virusi ne kine koronavirusit sars virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2020, 07:57

AFRIKË– Miliarderja, Isabel dos Santos, e cila është e përfshirë në një skandal të madh financiar, ka deklaruar se ajo mund të kërkojë të bëhet presidente ...