Bota

Krim makabër në Londër/ Tre të vrarë pas sulmit me thikë, policia arreston dy burrat 29 dhe 39 vjeç (VD)

20 Janar 2020, 09:26 Nga DOSJA
Krim makabër në Londër/ Tre të vrarë pas sulmit me

LONDËR- Mbrëmjen e së dielës kanë mbetur të vdekur 3 persona në Londër, ndërsa 2 burra të moashave 29 dhe 39 vjeç janë arrestuar për këtë krim.

Policia ka arritur të identifikojë krimin rreth orës 7:30 të mëngjsit, ku disa oficerë policie kanë gjetur të plagosurit dhe shenja gjaku.

Dëshmitarët kanë deklaruar se kishte gjak kudo, pasi viktimat, të tre rreth të njëzetaver apo tridhjetave kanë mbetur të vdekur në vendin e ngjarjes.

Oficerët e Scotland Yard po përpiqeshin të identifikonin burrat dhe familjet e tyre ndërsa kanë hapur një hetim të trefishtë për vrasje.

Pamjet e tmerrshme të shpërndara në mediat sociale treguan se një nga viktimat ishte shtrirë  përtokë dhe rreth tij vendi ishte mbuluar nga gjaku, pranë stacionit të trenit ku ndodhi krimi.

Ish-boksieri profesionist Wadi Camacho publikoi një video të shkurtër të pasojave të ngjarjes, duke bërë thirrje në Tëitter se njëri nga të vdekurit ishte i gjakosur në qafë.

‘Ndërsa hetimet për këtë incident tragjik janë në fazat e para, kjo ka të ngjarë të jetë një hetim i trefishtë i vetëvrasjeve.”- ka thënë shefi i policisë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 3 te vdekur ne londer arrestohen 2 burrat 3 te vdekur ne londer arrestohen 2 burrat

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2020, 07:57

AFRIKË– Miliarderja, Isabel dos Santos, e cila është e përfshirë në një skandal të madh financiar, ka deklaruar se ajo mund të kërkojë të bëhet presidente ...