Bota

Samiti i Libisë: Pas 8 orësh bisedime, pjesëmarrësit bien dakord të respektojnë armëpushimin

20 Janar 2020, 08:10 Nga DOSJA
Samiti i Libisë: Pas 8 orësh bisedime, pjesëmarrësit bien

GJERMANI –Udhëheqësit botërorë kanë kundërshtuar furnizimin me armë të palëve ndërluftuese, pasi negociatat e paqes në Gjermani i bashkojnë të gjitha palët.

Vendet me interes në konfliktin e gjatë të Libisë, kanë rënë dakord të ofrojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për palët ndërluftuese.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri njoftimin në samitin e paqes të së dielës në Berlin pas rreth 8 orësh bisedimesh me palët përfaqësuese.

“Ne u pajtuam për një plan gjithëpërfshirës. Mund të them që të gjithë pjesëmarrësit kanë punuar me të vërtetë në mënyrë konstruktive së bashku. Të gjithë jemi dakord se duhet të respektojmë arëpushimin dhe duhet të bëjmë një krahasim me vite më parë.”-ka thënë kancelarja.

Gjithashtu edhe Italia ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër një rol drejtues në mbikëqyrjen e armëpushimit në Libi. Ky lajm është bërë me dije nga kryeministri Giuseppe Conte, në një deklaratë për mediat.

Është një organ prkatës në Libi, ku sipas ministrit të Jashtëm rus Lavrov do të monitorojë të gjthë armëpushimin.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara të dyfishojnë përpjekjet e tyre për një pezullim të qëndrueshëm të armiqësive, deeskalim dhe për një armëpushim të përhershëm.”-është shprehur ai.

Burimi: aljazeera

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel gjermani libi angela merkel gjermani libi

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2020, 07:57

AFRIKË– Miliarderja, Isabel dos Santos, e cila është e përfshirë në një skandal të madh financiar, ka deklaruar se ajo mund të kërkojë të bëhet presidente ...