Vrasja e amerikanes nga bashkëjetuesi në Shkodër, fqinjët: Çifti pati debate, dëgjuam zhurma
Çifti SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër nga ku mësohet se një tur...
Në një përmbledhje të fundit ky Këshill vlerëson se cilat kanë qenë disa nga rezultatet e këtyre rekomandimeve sa i takon një dialogu më të mirë mes biznesit dhe institucioneve.
TIRANA- Bilanci i një dekade nga themelimi i Këshillit të Investimeve ka dalë në përfundimin se nga 350 rekomandime dhënë në funksion të përmirësimit të politikave apo procedurave të paktën 47 për qind e tyre janë zbatuar.
Në një përmbledhje të fundit ky Këshill vlerëson se cilat kanë qenë disa nga rezultatet e këtyre rekomandimeve sa i takon një dialogu më të mirë mes biznesit dhe institucioneve.
“Që nga themelimi, Këshilli ka prioritizuar dhe mbështetur 350 rekomandime, prej të cilave 47% janë zbatuar. Vetëm gjatë dy viteve të fundit, KI ka dhënë kontribut konkret në 11 dokumente strategjike dhe politike kombëtare.
Ndër rezultatet më të spikatura përmenden miratimi i 41 ndërhyrjeve ligjore dhe rregullatore, thjeshtimi i procedurave të rimbursimit të TVSH-së, si dhe avokimi i suksesshëm për ndalimin e bllokimit automatik të llogarive bankare të sipërmarrësve për detyrime tatimore.
Gjithashtu, KI ka ndërmarrë nisma për zhvillimin e aftësive të forcës punëtore dhe ka nxitur përdorimin e zgjidhjeve digjitale në sektorin financiar, me qëllim përmirësimin e aksesit në financim. Njëkohësisht, Këshilli i ka kushtuar vëmendje monitorimit të shërbimeve publike digjitale, përfshirë vlerësimin e eficiencës së platformës e-Lejet, ndërkohë që ka ofruar mbështetje për bizneset që përballen me sfida në tranzicionin drejt energjive alternative” thuhet në një publikim të Këshillit.
Po kështu i njëjti përmbledh se Këshilli ka hartuar 28 analiza teknike, të fokusuara në identifikimin dhe adresimin e barrierave sistemike ndaj investimeve, duke trajtuar çështje si informaliteti, kapacitetet institucionale, reformat tatimore dhe doganore, digjitalizimi, ndërkombëtarizimi i NVM-ve, cilësia e forcës punëtore, konsultimi publik, inspektimet dhe shqetësime të tjera të investitorëve.
“Analizat janë mbështetur në vrojtime me 5,020 biznese, duke siguruar një bazë të konsoliduar të dhënash sasiore dhe cilësore”, nënvizon KI./ Monitor
Çifti SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër nga ku mësohet se një tur...
foto ilustruese LEZHË- Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi përshtati lokalin për organizimin ...
Foto ilustruese TIRANA- Turizmi kulturor shënoi rënie në muajt e parë të vitit. Statistikat zyrtare të publikuara nga Ministr...
foto ilustruese DIVJAKË- Një aksident ka ndodhur në aksin Çermë-Divjakë. Mësohet se një automjet tip Benz ka godi...
Florenc Çapja TIRANA- 44-vjeçaru i shumëkërkuar i drejtësisë, Florenc Çapja do të ekstradohet pasditen e...
Florenc Çapja TIRANA- I shumëkërkuari i drejtësisë, Florenc Çapja do të ekstradohet pasditen e sotme nga Dubai ...
Foto ilustruese EKUADOR- Disa pengjet, përfshirë dhe 2 shqiptarë, janë shpëtuar gjatë operacionit ushtarak në Santa...
Armët e sekuestruara SHKODËR- Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës ditën e...
Foto ilustruese DURRËS- Dhjetë piktura me vlerë 25 mijë euro janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrës...
Foto ilustruese BELGJIKË- Një hetim i nisur nga prokuroria publike e Lièges më shumë se gjashtë muaj më parë syno...