Aktualitet

Operacion anti-drogë në Belgjikë/ Policia shkatërron bandën italo-shqiptare, në pranga një person

Gjatë kontrollit nga policia në rrugën Grétry në Liège, u bë e mundur çmontimi i një plantacion kanabisi me rreth 700 bimë.

2 Maj 2025, 11:47 Nga M.L
Operacion anti-drogë në Belgjikë/ Policia shkatërron
Foto ilustruese

BELGJIKË- Një hetim i nisur nga prokuroria publike e Lièges më shumë se gjashtë muaj më parë synonte një organizatë kriminale italo-shqiptare aktive në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit nga policia në rrugën Grétry në Liège, u bë i mundur çmontimi i një plantacion kanabisi me rreth 700 bimë.

Një person u arrestua gjatë këtij procesi dhe u vendos nën urdhër arresti. Sipas elementeve të hetimit, organizata dukej se ishte aktive në rishitjen e lëndëve narkotike si kokainë dhe kanabis, në zonën metropolitane të Lièges ku ishin vendosur edhe disa vende interesi.

Si rezultat, PJF Liège, me mbështetjen e shërbimit mbështetës të qenve të policisë federale, Drejtorisë së Koordinimit dhe Mbështetjes së Lièges dhe zonës së policisë së Lièges, ekzekutuan 16 urdhra kontrolli të lëshuara nga gjyqtari hetues Jean-Marc Mottet në rajonin e Liège.

“Më shumë se 80 oficerë policie u përfshinë në këtë operacion. Kërkimet e ndryshme çuan në zbulimin dhe sekuestrimin e rreth 20,000 euro para cash, 150 gram kokainë, peshore precize, një armë, municion 9 mm, telefona inteligjentë dhe pajisje të tjera kompjuterike, karta SIM dhe dy makina të përdorura për trafikun e drogës,” konfirmoi Rosalie Heinen, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Lièges.

Në mesin e personave të ndryshëm të arrestuar në vendet e synuara, gjashtë të dyshuarve iu është hequr liria. Dy prej tyre u vu nën urdhër arresti dhe një u akuzua, por u lirua me kusht.

policia belge

Sondazh

Poll