Aktualitet

I kërkuar për disa krime, ekstradohet sot nga Dubai Florenc Çapja

Policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni pritet që pasditen e sotme të ekstradohet nga Dubai, 44-vjeçari Çapja. 

2 Maj 2025, 12:32 Nga M.B
I kërkuar për disa krime, ekstradohet sot nga Dubai Florenc
Florenc Çapja

TIRANA- I shumëkërkuari i drejtësisë, Florenc Çapja do të ekstradohet pasditen e sotme nga Dubai drejt Shqipërisë. Policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni pritet që pasditen e sotme të ekstradohet nga Dubai, 44-vjeçari Çapja. 

"Me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”", shkruan policia.

Njoftimi:

Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar "The Wanted".

Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.

Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas.

 

Çapja, i cilli njihet si kundërshtar i Suel Çelës, është dënuar me vendim të Apelit të GJKKO, me burgim të përjetshëm për veprat penale si “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.

florenc capja

Sondazh

Poll