Aktualitet

Finalizohet operacioni 'Baruti' në Shkodër/ Sekuestrohet një arsenal armësh, arrestohet një 61-vjeçar

Si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar 'Baruti' është zbuluar në fshatin Rrencë, një bazë ku mbaheshin për llogari të grupeve kriminale, 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator. 

2 Maj 2025, 12:15 Nga M.L
Finalizohet operacioni 'Baruti' në Shkodër/ Sekuestrohet
Armët e sekuestruara

SHKODËR- Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës ditën e sotme pasi kishte vënë në dispozicion banesën e tij për veprimtari kriminale. I arrestuari Çezarin Jaku kishte edhe precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje. Si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar 'Baruti' është zbuluar në fshatin Rrencë, një bazë ku mbaheshin për llogari të grupeve kriminale, 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator. 

Prokuroria ka nisur hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale për të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast. 

Njoftimi i policisë

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Baruti”. Zbulohet në fshatin Rrencë, një bazë ku mbaheshin për llogari të grupeve kriminale, 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator. Kapet dhe vihet në pranga pronari i banesës së kthyer në bazë të grupeve kriminale (shtetas me precedent kriminal). Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër finalizoi operacionin policor “Baruti”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbulua një baze kriminale në fshatin Rrencë. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje. Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

policia e shkodres

Sondazh

Poll