Aktualitet

EMRI/ Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit, në pranga 39 -vjeçari në Lezhë

Gjithashtu blutë kanë sekuestruar celularin në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

2 Maj 2025, 13:50 Nga E. D
EMRI/ Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit,
foto ilustruese

LEZHË- Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit. Konkretisht në pranga ka rënë Valentin Ndoci. Gjithashtu blutë kanë sekuestruar celularin në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 39 vjeç, banues në fshatin Balldre.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në lokalin e marrë me qira nga shtetasi V. N., i cili u kap në flagrancë duke organizuar lojëra fati (baste sportive), me celular. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.

policia e lezhes

Sondazh

Poll