Bota

Godet sërish karteli i “Ketrave” të drogës, vriten dhe digjen dhjetë muzikantët e grupit Nahuas, po ktheheshin nga një

19 Janar 2020, 17:29 Nga DOSJA
Godet sërish karteli i “Ketrave” të drogës, vriten

MEKSIKË– Karteli i drogës “Los Ardillos” ka goditur sërish në Meksikën perëndimore. “BBC” shkruan se janë gjetur dhjetë trupa të vrarë dhe të djegur në këtë zonë të Meksikës. Viktimat janë të gjithë të gjinisë mashkullore, të moshave mes 15 dhe 42 vjeç dhe i përkasin grupit muzikor indigjen Nahuas.

Ata po ktheheshin nga një festë kur automjeti i tyre u sulmua në Mexcalcingo, por ende nuk janë identifikuar si pasojë e djegies.

Për këtë sulm është fajësuar karteli i drogës me emrin “Los Ardillos”, që në shqip përkthehet ketrat. Ata njihen për sulme të shumta në Guerrero, që është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës. Në këtë vend, bandat e drogës luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit drejt Paqësorit dhe pjesëve të tjera të vendit. Në muajin mars të vitit 2019, u gjëetën gjetur 19 qese plastike, në të cilat ishin fshehur trupa të copëtuar njerzish, në Guadalajara.

(f.m/dosja.a)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjenden 10 muzikante te vdekur guerrero los ardillos meksike gjenden 10 muzikante te vdekur guerrero los ardillos meksike

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2020, 09:03

KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, konsideron se presidenti i vendit Hashim Thaçi është...