Bota

Kosova ende pa qeveri, Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së re të Kuvendit

20 Janar 2020, 07:03 Nga DOSJA
Kosova ende pa qeveri, Konjufca thërret mbledhjen e parë të

Kosovë- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit, ndonëse dy partitë kryesore Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së re të vendit.

Në seancën e sotme në rend të ditës janë- shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Një ditë më parë Presidenti Hashim Thaçi u shpreh se Albin Kurti ose të të pranojë ose të refuzojë mandatin si Kryeministër. Ai theksoi se nuk ka më kohë pasi qeveria e Kosovës duhet të krijohet.

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.  Ndërsa Kurti në ofertën e tij më të fundit kërkon që të shtohen edhe 2 ministri, nga 12 sa ishin rënë dakord më parë, tani të bëhen 14 ministri, ku 6 ministri do t’i ketë LDK, 5 LVV dhe 3 minoritetet.

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca qeveria e re ne kosove glauk konjufca qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2020, 09:03

KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, konsideron se presidenti i vendit Hashim Thaçi është...