Politike

“Minimumi jetik dhe pensione jo më pak se 200 euro”/ Dhurata Çupi: Këto janë angazhimet e programit të PD, bëhet realitet pas 11 majit

Përmes një video të publikuar në Facebook Çupi ka renditur tre nga angazhimet kryesore të programit të PD, mes të cilave minimumi jetik dhe pensione jo më pak se 200 euro, si dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.

30 Prill 2025, 12:20 Nga E. D
“Minimumi jetik dhe pensione jo më pak se 200 euro”/ Dhurata
Dhurata Çupi

TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi ka kërkuar votën e qytetarëve më 11 maj. Përmes një video të publikuar në Facebook Çupi ka renditur tre nga angazhimet kryesore të programit të PD, mes të cilave minimumi jetik dhe pensione jo më pak se 200 euro, si dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Çupi tha gjithashtu se këto janë angazhimet kryesore të PD, duke ftuar kryeqytetasit të votojnë për programin që synon të përmirësojë mirëqenien dhe nivelin e tyre të jetesës.

“200 mijë lekë vendosja e minimumit jetik. Asnjë pension më pak se 200 mijë lekë. Ulja e energjisë elektrike në 7 lekë për KW/ orë. Këto janë angazhimet e programit të PD. Votoni Partinë Demokratike, votoni Dhurata Çupi Tyli në Tiranë”, shprehet ajo.

dhurata Çupi

Sondazh

Poll