Ish-ambasadori OSBE, Walker: Formoni sa më shpejt qeverinë e re, jepini Thaçit një pushim, është thinjur tani (VD)
19 Janar 2020, 14:33Nga DOSJA
KOSOVË– Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin Hashim Thaçin, ka bërë një prononcim para medieve. Walker ka kërkuar nga partitë politike që sa më shpejt ta formojnë qeverinë në mënyrë që t’i japin një pushim Presidentit Thaçi.
“Sikurse e dini, unë vij në Kosovë sa më shpesh që mundem dhe mësoj gjëra të reja për këtë vend që e kam përcjellë të rritet për 20 vjet. Unë jam shumë krenar me këtë vend, por edhe kritikoj nganjëherë për gjërat që kanë mundur të shkojnë më mirë. Por jam shumë krenar me Republikën e Kosovës që është sot”, ka thënë Walker.
Ish-ambasadori Walker ka përmendur edhe luftën në Kosovë, duke thënë se ka vizituar edhe Krushën e Madhe.
“Dje unë isha në Krushë dhe kam dëgjuar se çfarë ka ndodhur atje – ndoshta më keq se në Reçak. Unë e di se jam identifikuar me Reçakun, por dua t’i nderoj njerëzit e Krushës dhe të gjithë personat e prekur nga lufta në Kosovë”, është shprehur Walker.
Gjithashtu William Walker tha se po i ndjek zhvillimet politike në vend, ku ka deklaruar se Kosova ka nevojë për qeverinë e re.
“Gjithashtu vij këtu për të mësuar rreth zhvillimeve politike. E di se jeni në prag të formimit të institucioneve. Kam folur me disa përfaqësues të partive politike dhe jam ende konfuz sikurse është i gjithë vendi. Mendoj se Kosova ka nevojë për një Qeveri të re – keni humbur më shumë se 100 ditë dhe shpresoj që nuk do të nevojitet më shumë kohë për ta formuar Qeverinë në mënyrë që Kosova të kthehet në rrugën e duhur. Jepni këtij njeri një pushim [Presidentit Thaçi] – ai tani është i thinjur”, ka deklaruar ai.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se është shumë e domosdoshme që qeveria e Kosovës të krijohet sa më shpejt. Presidenti ka theksuar...
ITALI- “Padyshim që nuk është vetëm çështje e ndotjes, por edhe – dhe mbi të gjitha – e shëndetit”, kështu u shpreh kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, ...
Bota19 Janar 2020, 09:03
KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, konsideron se presidenti i vendit Hashim Thaçi është...
Kosovë- Kryeministri në detyrë i Kosovë, Ramush Haradinaj, është shprehur i gatshëm ta këshillojë pretendentin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin në rast...
SHBA- Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, i bëri thirrje të shtunën admiralit amerikan James Foggo, komandant i marinës amerikane për Evropën, që të jetë i kuj...
FRANCË– Gazetari francez, Taha Bouhafs është arrestuar nga Policia, pasi në rrejetet e tij sociale postoni vendodhjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Ma...
AUSTRALI -Mbi 5 mijë deve janë vrarë nga autoritetet australiane gjatë operacioni 5-ditor për të parandaluar kafshët e etura në Australi.Këto vrasje kanë marrë ...
TIRANË- Ish-ambasadori i BE i dyshuar nga prokurorët gjermanë si spiun i Kinës ishte Gerhard Sabathil, sipas zyrtarëve të BE të cilët folën në kushte anoni...
IRAN– Qeveria iraniane si fillim nuk pranoi t’i dorëzonte kutitë e zeza, por tashmë e ka pranuar hapur se avioni u “godit aksidentalisht” .Kutitë e zeza do të...