Kryebashkiaku i Milanos: Të ndalohet duhani edhe në ambientet e hapura, çështje e shëndetit tonë
ITALI- “Padyshim që nuk është vetëm çështje e ndotjes, por edhe – dhe mbi të gjitha – e shëndetit”, kështu u shpreh kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, i cili do të dëshironte një qytet me një ndalim absolut të pirjes së duhanit.
Qytetari i parë milanez tashmë ka një axhendë në mendje: “Deri në vitin 2030 ne nuk do të lejojmë më pirjen e duhanit jashtë. Dhe menjëherë, ose së shpejti, pirja e duhanit do të ndalohet ose në stacionet e autobusëve ose gjatë radhëve për shërbimet tona “.
Një propozim që tregon një rrugë të mirëpërcaktuar në një vend – Itali – e cila është ndër më të rreptat në botë, përsa i përket tymit të cigares.
Vetëm 17 vjet më parë, më 16 janar 2003, Parlamenti Italian miratoi ligjin kundër pirjes së duhanit (i quajtur edhe ligji Sirchia) i cili ndaloi pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura “me përjashtim të atyre private që nuk janë të hapura për përdoruesit ose publikun” dhe “ato të rezervuara te duhanpirësit dhe si i tillë shënuar “. Aplikimi erdhi dy vjet më vonë, dhe çliroi bare dhe zyra nga retë shumëvjeçare toksike.
Ideja e kryebashkiakut të Milanos ngjason me atë të ndërmarrë në Suedi së fundmi. Nga korriku i vitit 2019, në qytetin skandinav ndalohen konsumi i duhanit në disa ambiente të hapura si përshembull stacionet e autobuzit, ato hekurudhore, parqet e lojërave apo në taracat e bareve e restoranteve.
Ky duket se është një trend botëror për faktin se shumë vende të tjera po përgatiten ta aplikojnë atë. Në Paris në 52 parqe publike nuk lejohet duhani dhe për shkelësit ka një gjobë 38 euro. Në Nju Jork, prej vitesh ndalohet konsumi në të gjitha parqet publike.
Burimi: Ilsole 24 ore
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Krijimi i qeverisë në Kosovë/ Haradinaj:Me Kurtin nuk kemi pasur as konsulta, por jemi të hapur për ofertat që mund vijnë
Kosovë- Kryeministri në detyrë i Kosovë, Ramush Haradinaj, është shprehur i gatshëm ta këshillojë pretendentin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin në rast...
‘Kam brengë për shmangien e shqetësimeve të SHBA-së”, Eliot Engel letër komandantit të forcave të NATO-s: Kujdes me
SHBA- Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, i bëri thirrje të shtunën admiralit amerikan James Foggo, komandant i marinës amerikane për Evropën, që të jetë i kuj...
Zbuloi vendndodhjen e Presidentit të Francës, arrestohet gazetari në Francë
FRANCË– Gazetari francez, Taha Bouhafs është arrestuar nga Policia, pasi në rrejetet e tij sociale postoni vendodhjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Ma...
Australia vret me snajper mbi 5 mijë deve, që të ruaj ujin e pijshëm për banorët
AUSTRALI -Mbi 5 mijë deve janë vrarë nga autoritetet australiane gjatë operacioni 5-ditor për të parandaluar kafshët e etura në Australi.Këto vrasje kanë marrë ...
Humb jetën në moshën 27-vjeçare burri më i shkurtër në botë
TIRANË-Khagendra Thapa Magar është edhe burri më i shkurtër në botë, i cili ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.Ndonëse mund të çuditeshim ...
I dyshuari si spiun i Kinës ka punuar në BE për 30 vjet
TIRANË- Ish-ambasadori i BE i dyshuar nga prokurorët gjermanë si spiun i Kinës ishte Gerhard Sabathil, sipas zyrtarëve të BE të cilët folën në kushte anoni...
Irani po dërgon në Ukrainë kutitë e zeza të aeroplanit ‘Boeing 737’ që u rrëzua më 8 janar
IRAN– Qeveria iraniane si fillim nuk pranoi t’i dorëzonte kutitë e zeza, por tashmë e ka pranuar hapur se avioni u “godit aksidentalisht” .Kutitë e zeza do të...
Publikohet VIDEO e aksidentit të frikshëm në Prishtinë, makina futet në restorant me shpejtësi skëterrë dhe plagos tre p
KOSOVË- Në rrugën Prishtinë-Ferizaj, në orët e para të mëngjesit të dy janarit, një veturë është përplasur, duke u futur brenda një lokali, duke plagosur 3...
Deputeti i VV-së i bindur: Qeverinë e bëjmë me LDK-në, Kurti takohet sërish me Mustafën
KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka eliminuar mundësinë e një qeverie të krijuar nga partitë opozitare. Në një reagim Abazi paralajmër...