Bota

Qeveria e re në Kosovë/ Reagon Thaçi: S’ka kohë, Kurti ose të pranojë ose të refuzojë mandatin (VD)

19 Janar 2020, 12:35 Nga DOSJA
Qeveria e re në Kosovë/ Reagon Thaçi: S’ka kohë,

Tiranë- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se është shumë e domosdoshme që qeveria e Kosovës të krijohet sa më shpejt. Presidenti ka theksuar se a se i mbetet kryetarit të partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurtit që ta marrë hapin, ndryshe duhet ta deklarojë refuzimin si mandatar për udhëheqjen e qeverisë së Kosovës.

“Koha po kalon… Unë duke menduar që do ta pranon, sepse është një rregull i pashkruar…, e kam nënshkruar atë ditë nominimin e zotit Kurti si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës. Ai nominim i nënshkrimi tim është ende në tavolinën time të punës këtu. Shpresoj që nuk kalon kohë të gjatë dhe zoti Kurti që të reflektojë në kuptimin e pranimit të nominimit, në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaçi.

Një ditë më parë Presidenti Hashim Thaçi u shpreh se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit. Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.  Ndërsa Kurti në ofertën e tij më të fundit kërkon që të shtohen edhe 2 ministri, nga 12 sa ishin rënë dakord më parë, tani të bëhen 14 ministri, ku 6 ministri do t’i ketë LDK, 5 LVV dhe 3 minoritetet.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 19 Janar 2020, 09:03

KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, konsideron se presidenti i vendit Hashim Thaçi është...