Politike

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!" Rama: Nuk japim para për inceneratorët, landfilli i Tiranës në pronësi të shtetit

Një komentue e akuzoi se PS paguante 6 milionë euro për inceneratorët dhe për shishet e verës që ai konsumon.

29 Prill 2025, 09:41 Nga M.B

 

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Një komentue e akuzoi se PS paguante 6 milionë euro për inceneratorët dhe për shishet e verës që ai konsumon. Kryeministri e mohoi këtë, duke thënë se qeveria nuk financon inceneratorë, por mbështet pastrimin e qytetit të Tiranës. Gjithashtu Rama u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve nga, siç i quajti ai, “kënetarët” që e paraqesin çdo shpifje si të vërtetë.

“Nuk japim para për inceneratorët, japim para që të vazhdojë të mbahet pastër Tirana. Landfillin sot e ka shteti. E ka agjencia e aseteve të sekuestruara, aty janë njerëz të vënë nga shteti dhe marrin para për të bërë punën, sepse kushton ajo punë. E kam thënë 25 euro për ton, është një çmim që nuk e gjen sot ne Europë.

Socialistët dhe progresistët nuk i besojnë budallallëqeve të tilla. Si ka mundësi që besimtarët e ‘kënetës’ përpinë çdo gënjeshtër sikur të ishte shampanjë apo ujë mineral", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll