Politike

"Ka 2 mënyra për të larguar një kryeministër!" Rama: E kam faqen e bardhë, pavarësisht se përpiqen të ma nxijnë! Qentë le të lehin, karvani ecën përpara

Ai tha se ka 2 mënyra për të larguar një kryeministër. Sipas tij, njëra  është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që thotë s’i ka ndodhur ende. 

29 Prill 2025, 08:43 Nga M.B
"Ka 2 mënyra për të larguar një
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama u shpreh se e ka faqen e bardhë' pavarësisht se, sipas tij, përpiqen ta nxijnë. Ai tha se ka 2 mënyra për të larguar një kryeministër. Sipas tij, njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që thotë s’i ka ndodhur ende. 

"Kemi ende një rrugë për të bërë drejt fininishit. Jemi afër fininisht, por jo në finish. Sprinti drejt finishit është mandati i katërt  për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Do të jetë gëzim shumë i madh kur ta realizojmë këtë mision historik. Ka ende për të bërë, prandaj unë nuk largohem dot.

Ka dy mënyra për tu larguar një kryeministër në një vend demokrat. Njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që s’më ka ndodhur ende. Nga ana tjetër, ti mund ta ndjesh zjarrin brenda, por njerëzit të thonë hap krahun. Për të parën unë kam një mision për të mbyllur dhe nuk jam këtu për asgjë çfarë thuhet dhe nuk jam ashtu siç po përpiqen të më pikturojnë prej shumë vitesh.

Mundësia për të bërë histori na ka ardhur në dorë. Është më 11 maj, duke u bërë më shumë se një shumicë aritmetike për të çuar procesin përpara. Unë faqen e kam të bardhë pavarësisht sesa përpiqen të ma nxinë. Koha do t’i vërë në vend të gjitha. Nuk mund të pretendosh të jesh në një arenë të mbushur me baltë dhe mos të të bëjnë pis. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll