Politike

"Pa infrastrukturë dhe pa vëmendje nga qeveria"/ Dhurata Çupi takime në Astir: Mijëra banorë pa asnjë shkollë! PD do të shohë mundësitë e zhvillimit të infrastrukturës

Gjatë takimit ajo dëgjoi nga afër problematikat e mungesës së infrastrukturës në këtë zonë, sic janë shkollat, çerdhet apo kopështet.

29 Prill 2025, 08:39 Nga E. D
"Pa infrastrukturë dhe pa vëmendje nga qeveria"/ Dhurata
foto nga takimi

TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi zhvilloi një takim elektoral me banorët e Astirit. Gjatë takimit ajo dëgjoi nga afër problematikat e mungesës së infrastrukturës në këtë zonë, sic janë shkollat, çerdhet apo kopështet.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Çupi shkruan: “Në orët e mbasdites, nje takim me banorë të zonës së Astirit. Mijëra banorë pa asnjë shkollë, çerdhe apo kopësht. Pa infrastrukturë dhe pa vëmendje nga qeveria.  Diskutuam për zgjidhjet dhe mundësitë e zhvillimit infrastrukturor”.

dhurata cupi

Sondazh

Poll