Politike

Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA/ Rama: Pse duheshin 6 mln dollarë për një damkë të padrejtë? Latifi ka marrë pjesën e tij

Ai tha se janë mbledhur disa patriotë që nuk e dimë kush janë dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë.

29 Prill 2025, 08:32 Nga M.B
Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA/ Rama: Pse duheshin 6 mln
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama ka komentuar kontratën e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike të cilën e konsideroi se një akt "për të pastruar damkën nga balli i kryedemokratit". Ai tha se janë mbledhur disa patriotë që nuk e dimë kush janë dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë.

"Një kontratë patriotike, janë mbledhur disa patriotë që nuk e dimë kush janë që nuk duhet kush janë, sepse nuk janë në fakt për hirë të së vërtetës dhe kanë mbledhur 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA-ve për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Po përse duheshin këto 6 mln dollarë për këtë damkë nëse kjo damkë ishte komploti i Sorosit me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA-ve?

Kontratë më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copë të justifikonte ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, patriotët. Sollën Latifin të vërë në kokë kapelën bufit, që të bëhet versioni më qesharak i Trump-it. Latifi ka marrë pjesën e tij në 6 mln dollarët, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll