Politike

"Shpresa e kënetës, që SPAK-u të shkrijë PS-në!" Rama: Teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon

Ai tha se PS në këto zgjedhje do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tij.

29 Prill 2025, 08:52 Nga M.B
"Shpresa e kënetës, që SPAK-u të shkrijë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama tha se shpresa e opozitës është që SPAK-u të shkrijë PS-në. Sipas tij, teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon. Ai tha se PS në këto zgjedhje do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tij.

"Ku u ke parë këto dorëheqjet me asosacion se nuk të kuptoj, e di që tani më kjo historia e proceseve hetimore e gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla. Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS.

Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande. Sepse populli ka një kujtesë, pse nuk ndodhnin më para këto procese, që dikush të hetohej e dënohej. Pse ndodh sot? Kjo teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin, fare, hiç, zero, dhe një nga arsyet pse PS do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tim është se për herë të parë populli shqiptar po shikon përpjekje për të vendosur barazi para ligjit", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll