Politike

U tha se do takonte djalin e Trump, Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhen kënetës, ata e kanë me "Vuqiq-in"

Për këtë pjesë ai nuk la pa ironizuar dhe shqiptarët e Kosovës në komente të cilët i etiketoi si "kënetarët e Kosovës". Rama tha se ata kanë të tjera nota melodike kur i përputhen opozitës në Shqipëri pasi sipas tij, ata e kanë me "Vuqiq-in", duke nënkuptuar kështu presidentin serb.

29 Prill 2025, 08:54 Nga M.B
U tha se do takonte djalin e Trump, Rama: Këta kënetarët e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama ka komentuar lajmet që qarkulluan ku thuhej se ai do të takonte djalin e madh të presidentit Donald Trump. Për këtë pjesë ai nuk la pa ironizuar dhe shqiptarët e Kosovës në komente të cilët i etiketoi si "kënetarët e Kosovës". Rama tha se ata kanë të tjera nota melodike kur i përputhen opozitës në Shqipëri pasi sipas tij, ata e kanë me "Vuqiq-in", duke nënkuptuar kështu presidentin serb.

"E patë dje çfarë ndodhi me zëdhënënësin e bufit me një kukumjaçkë të bufit që tha "Edi Rama dështoi në tentativën e tij për të shkuar në Beograd, për të takuar Vuçiçin, dhe përmes Vuçiçit aty te aneksi i kuzhinës për të bërë rastësisht sikur takohet me djalin e Trump-it", e patë ça ndodhi? U katandis puna që edhe familja e presidentit të SHBA-ve të përgënjeshtrojë kënetën.

E kuptoni ju se në ça lloj marrëzie ju ka futur bufi 80 e kusur vjeçar që flet përçart edhe që e ka ndarë mendjen se do të bëjë çorap nga e para Shqipërinë se më thotshte dje një i njohur i tij se s' ja përmend dot emrin, më thoshte ore kur njeriu është i fiksuar nuk ka rëndësi fare mosha...

Madje, madje un nuk vajta as në funeralin e Papës se "vëllau jem" Vuqiqi në Beograd, se më shkrijnë fare edhe këta kënetarët e Kosovës që kanë të tjera nota melodike ata kur i përputhen kënetës se ata e kanë me "Vuqiq-in", më shkrinë fare me këto tori", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll