Politike

A do të jenë Shqipëria dhe Mali i Zi anëtarët e 28-të dhe 29-të në BE? Marta Kos: Dështim nëse nuk ka anëtarësime të reja brenda mandatit tim

Në qendër të intervistës, ishin marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ku Kos tha se normalizimi i tyre është kusht që Kosova të mund të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e anëtarësimit në BE.

28 Prill 2025, 22:29 Nga r.ll
A do të jenë Shqipëria dhe Mali i Zi anëtarët e
marta kos

TIRANË- Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka folur lidhur me anëtarësimet e reja në Bashkimin Europian. Gjatë intervistës së dhënë për Radio Evropa e Lirë-in, Kos tha se ajo do ta cilësonte si një dështim nëse gjatë mandatit të Komisionit aktual nuk do të kishte anëtarë të rinj në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, ajo u shpreh optimiste, duke theksuar se nga pikëpamja teknike “mund të përfundojmë me Malin e Zi si anëtar deri në fund të vitit 2026” dhe “mund të përfundojmë me Shqipërinë si anëtar deri në fund të vitit 2027”.

E pyetur nëse Mali i Zi dhe Shqipëria do të bëhen anëtarët e 28-të dhe 29-të të BE-së, ajo u përgjigj se mund të ketë edhe vende të reja.

Në qendër të intervistës, ishin marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ku Kos tha se normalizimi i tyre është kusht që Kosova të mund të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e anëtarësimit në BE. Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, dhe tani ajo mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat.

"Ne po presim për [formimin e] qeverisë së re. Jam në kontakt me politikanët atje, dhe ata pretendojnë se janë shumë të favor të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, çka është parakusht që të mund të nisë procesi i negociatave ose të jepet statusi i kandidatit”, tha Kos, në një intervistë të dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që qeveria e ardhshme e Kosovës të plotësojë disa parakushte “që duhet të pëmbushen”, pa përmendur se cilat janë ato.

marta kos be shqiperi mali i zi

Sondazh

Poll