Bota

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali/ Ursula Von der Leyen: Komisioni Evropian mbështetje autoriteteve për rifunksionimin e sistemit

Ndërsa Ursula Von der Layen, në një mesazh në rrjetin social X  rikonfirmon mbështetjen e Komisionit Evropian në monitorimin e situatës me autoritetet kombëtare dhe evropiane dhe Grupin e Koordinimit të Energjisë Elektrike.

28 Prill 2025, 18:11 Nga E. D
Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali/
Ursula Von der Layen

BRUKSEL- Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, ka deklaruar se Komisioni është në kontakt me autoritetet kombëtare të Spanjës dhe Portugalisë për të kuptuar shkakun themelor dhe ndikimin e situatës.

Ekzistojnë protokolle për të rivendosur funksionimin e sistemit”, shtoi ajo.

Ndërsa Ursula Von der Leyen, në një mesazh në rrjetin social X  rikonfirmon mbështetjen e Komisionit Evropian në monitorimin e situatës me autoritetet kombëtare dhe evropiane dhe Grupin e Koordinimit të Energjisë Elektrike.

“Fola me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për ndërprerjen e energjisë elektrike në Gadishullin Iberik. Ne do të koordinojmë përpjekjet dhe do të ndajmë informacion”, shkruan Ursula Von der Layen.

Sipas kompanisë hekurudhore spanjolle “Renfe”, rrjetet e energjisë në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë u ndërprenë sot rreth orës 12:30, duke shkaktuar ndalimin e trenave. 

ursula von der layen

Sondazh

Poll