Bota

Ndërprerja e energjisë elektrike në Gadishullin Iberik, uzinat bërthamore spanjolle nuk janë prekur

Ndërprerja e energjisë çoi në mbylljen automatike të katër termocentraleve bërthamore, me reaktorët që tani funksionojnë me gjeneratorë rezervë me naftë.

28 Prill 2025, 17:49 Nga r.ll
Ndërprerja e energjisë elektrike në Gadishullin Iberik, uzinat
foto ilustruese

SPANJË- Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka folur për funksionimin e centraleve bërthamore të Spanjës pas ndërprerjes së energjisë elektrike në gjithë vendin. Grossi deklaroi se ato nuk janë prekur nga ndërprerja e papritur që goditi Gadishullin Iberik.

"Rregullatori spanjoll i energjisë bërthamore i konfirmoi IAEA se situata është e qëndrueshme dhe nën kontroll, ndërprerja e energjisë nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë sigurinë bërthamore. Disa centrale bërthamore po përdorin energji rezervë të jashtme dhe po rikthen gradualisht fuqinë e jashtme," njoftoi Grossi në rrjetet sociale.

Më herët, Këshilli Spanjoll i Sigurisë Bërthamore (CSN) njoftoi se katër termocentrale bërthamore u mbyllën automatikisht pas ndërprerjes së energjisë, me reaktorët që tani funksionojnë me gjeneratorë rezervë me naftë.

Ndërkohë, kompania spanjolle e naftës Moeve pezulloi operimet në rafineritë e saj të naftës në Spanjë pas ndërprerjes së energjisë elektrike, tha një zëdhënës i kompanisë së naftës. Moeve, e njohur më parë si Cepsa, operon tre rafineri spanjolle, të cilat përbëjnë rreth 40% të kapacitetit të rafinimit të vendit.

nderprerja e energjise ne spanje

Sondazh

Poll